2017-03-31 12:54:00

Luteri. Papa: “e pamendueshme, vetëm pak kohë më parë”


Në Vatikan, një simpozium i pazakontë, organizuar nga Komiteti Papnor i Shkencave Historike, kushtuar 500-vjetorit  të Reformës së Martin Luterit:

“Ndjenja e parë, që provova përballë kësaj nisme të lavdërueshme të Komitetit Papnor të Shkencave Historike, ishte ajo e mirënjohjes ndaj Zotit, e shoqëruar edhe nga një farë mrekullimi. Mendova me vete se jo shumë kohë më parë, një kuvëndim i tillë do të ishte krejtësisht i pamendueshëm”.

Me këto fjalë Papa Françesku i priti, në Pallatin Apostolik, në Vatikan,  pjesëmarrësit në simpoziumin kushtuar Martin Luterit:

“Të flasin për Luterin, katolikë e protestantë së bashku, me nismën e një organizmi të Selisë së Shenjtë, kjo na bën vërtet të prekim me dorë - vërejti plot entuziazëm Françesku - frytet e veprimit të Shpirtit Shenjt, që kapërcen çdo pengesë dhe i shndërron konfliktet në raste, që rrisin e bashkojnë”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.