2017-03-26 11:26:00

Faqe nga tradita: Urata e nji mkatnorit


 Zemers t’Jezu Krishtit

O Krisht, pash Zemren tande,

Kqyrmi nevojët e mia:

Nji mrekulli, deh, bane,

Zemren ma ndërro kryekëput!

 

O Krisht, pash Zemren tande,

Ma shkoq menden këso bote,

M’u kapun mos premto,

N’punë boshe e krejt kote.

 

O Krisht, pash Zemren tande,

Madhshtinë me ma largue,

Dishira t’mbrapshta s’prane,

N’ket muzg tue më trazue.

 

Mos m’len me m’mujtë flligshtia,

O Krisht, pash Zemren tande,

Ban të jem gjithmonë i dlirë

N’ket punë, si Ty ta kande.

 

O Krisht, pash Zemren tande,

Dembel ban mos të jem ma,

Ky ves âsht kah më perkulë,

Si krande asht tue më tha.

 

O Krisht pash Zemren tande,

Ma fal dritën në sy,

Punët boshe nuk më lane,

Der tash me u kapë me Ty.

 

Ndër t’ gjitha punët e mia

Gjithmonë ta knaqsha Zemren,

Ti tash m’kjosh rahatia

E gëzimi mandej në qiell!

 

Marrë nga oficja “Rrugha e Scelbimit”, Scoder 1898. Me sctanp t’Kolegs Papnore;  përshtatë në gjuhën e sotme, duke ruajtur dialektin gegë. Fq 137-138

 








All the contents on this site are copyrighted ©.