2017-03-26 12:00:00

Engjëlli i Tënzot me Papën Françesku


“Dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotërinë. Jetoni porsi bij të dritës”. Shprehja e Shën Palit Apostull në Leximin e dytë të liturgjisë së sotme marrë nga Letra drejtuar Efesianëve, dëshmon për shndërrimin që pëson çdo njeri, pasi takon Jezu Krishtin. Njësoj siç ndodh me të verbërin e shëruar nga Krishti, simbol i çdo njeriu të shndritur, për të cilin flet Ungjilli sipas Gjonit. Ai, që kishte lindur i verbër, e fiton dritën e syve kur lahet në pishinën e Siloes, që do të thotë “i dërguar”: njeriu shndritet nga Zoti, i Dërguari, i cili para se ta dërgonte të lahej, ia leu sytë me baltën e bërë me dhe e me pështymën e vet. Kush nuk e njeh Krishtin, mbyllet në verbërinë e vet e përfundon si farisenjtë, duke e ngatërruar errësirën e verbërisë së vet me dritën e së vërtetës. Vërtet, siç u tha Jezusi farisejve: “Po të ishit të verbër, s’do të kishit mëkat. Porse ju thoni: ‘Shohim!’ prandaj mëkati juaj mbetet.”

Papa Françesku komentoi pikërisht këtë Ungjill, sot në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, me besimtarët e ardhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, pikërisht një ditë pas vizitës së Atit të Shenjtë në Milano.








All the contents on this site are copyrighted ©.