2017-03-25 10:25:00

Papa në Shtëpitë e Bardha: Kisha ka gjithnjë nevojë të rimëkëmbet


Etapa e parë e vizitës së Papës në Milano ishte takimi me banorët e lagjes periferike të Shtëpive të Bardha. Françesku i falënderoi banorët për pritjen e përzemërt. “Jeni ju - u tha - që po më prisni në hyrje të Milanos, e kjo është dhuratë e madhe për mua; të hyj në qytet, duke takuar fytyrat e familjet e një bashkësie. E ju falënderoj edhe për dy dhuratat, që më bëtë. E para, stola, endur nga duart tuaja, shenjë tipike meshtarake, që më kujtoi se vij mes jush si meshtar e se meshtari i krishterë është i zgjedhur nga populli e në shërbim të tij.  E pastaj, më dhuruat edhe figuren e Zojës suaj:

“Unë e di – vijoi - se në Milano më pret Zoja, në majë të katedrales, por falë jush, më priti edhe këtu, në hyrje të qytetit. Kjo më kujton merakun e Marisë, që shkon të takojë Elizabetën. E edhe kujdesin e Kishës, që nuk rri në qendër duke pritur, por shkon t’i takojë të gjithë në periferitë, shkon të takojë edhe jo të krishterët, edhe ata, që nuk besojnë. Ua çon të gjithëve Jezusin, dashuri e Zotit të mishëruar, që i jep kuptim jetës sonë, që na shpëton nga e keqja”.

E, duke folur lirisht, Papa shtoi: “E Zoja shkon t’i takojë të gjithë jo për të bërë prozelitizëm, jo! Por për t’i shoqëruar në udhën e jetës, si nënë, që rri e i pret gjithnjë bijtë,  kur kthehen nga udha.








All the contents on this site are copyrighted ©.