2017-03-22 15:09:00

Papa: Lindja e Mesme të mos e humbasë shpresën


“Zoti ju bekoftë të gjithë e ju mbrojtët nga  djalli”. Janë fjalët me të cilat Papa Françeseku e filloi përshëndetjen e tij të përzemërt drejtuar, gjatë audiencës së përgjithshme, shtegtarëve të gjuhës arabe, ardhur nga Egjipti, Toka Shenjte e nga Lindja e Mesme.

“Durimi - theksoi Papa - bëhet i pamundur, nëse nuk bazohet mbi shpresën e mbi ngushëllimin. E edhe ngushëllimi bëhet mashtrues, nëse nuk bazohet mbi besimin në praninë e sigurt e të afërt të Zotit”. “Qëndresa e ngushëllimi  - përfundoi Ati i Shenjtë - janë të pamundura, nëse nuk e kemi Krishtin në qendër të vëmendjes sonë, të jetës sonë e të shpresës sonë”.  








All the contents on this site are copyrighted ©.