2017-03-22 15:05:00

Imzot Vincenzo Paglia nderohet me çmimin “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës


Në kuadrin e vizitës dy ditore në Kosovë, Presidenti i Akademisë Papnore për Jetën, imzot Vincenzo Paglia u nderua me çmimin “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës, në shenjë mirënjohjeje për atë ka bërë për popullin e Kosovës, duke e shoqëruar udhës së tij deri në realizimin e së drejtës e të së mirës së përbashkët të mbarë shoqërisë së vendit. Po më tepër nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....


 
Kosova ka vlerësuar tejmase vizitën dy ditëshe te kryeipeshkvit te Selisë se Shenjte, Imzot Vincenzo Paglia. Ai u quajt  njeri me shpirt e zemër të madhe, humanist i pashoq dhe mik i jashtëzakonshëm i këtij populli për të cilin siç u tha, Imzot Pglia dha  kontribut  të çmuar sidomos në çështjen e arsimit në vitet e 90 kur pushtuesi serb kishte mbyllur vatrat e diturisë për rininë kosovare dhe populli po jetonte nën rrethim të hekurt.     
 
Pas mikpritjes nga Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi,  kryeministri Isa Mustafa dhe personalitetet e institucioneve tjera, Imzot Paglia nga Universiteti i Prishtinës u nderua edhe me çmimin “Doktor Honoris Causa”.
 
Ne një atmosfere solemne dhe shume te përzemërt Imzot Paglia iu dorëzua çmimi nga rektori i Universitetit te Prishtinës, Marjan Demaj. “Është kënaqësi të marr këtë çmim nga ky universitet kaq prestigjioz. E pranoj këtë me emocion dhe e ndjej që i jepet edhe Komunitetit “Shën Egidio” së bashku me te cilën kam shoqëruar rrugëtimin e gjate te popullit shqiptar të Kosovës që ai të fitonte të drejtën e tij dhe që kultura në këtë vend të rimerrte veten”, tha Imzot Vincenzo Paglia, duke e kujtuar me këtë rast ish presidentin Rugova me te cilin siç tha, kemi punuar  bashke ne ato vite për arritjen e marrëveshjes për shkollimin e shqiptareve, por qe ishte refuzuar nga pushteti  i atëhershëm serb.

Po ashtu,  ai tha se kishte qellim qe te ndërtohej  një vend ku bashkëjetesa mes feve dhe kulturave te ndryshme te behej shembullor për tere rajonin, si dhe boten mbare.  Imzot Paglia e përmbylli fjalën e tij duke dhënë këtë mesazh: “Kosova duhet te tregoj se bashkëjetese mes feve dhe kulturave është e vetmja rruge për përparimin e popujve”.

Rektori  i Universitetit te Prishtinës, Marjan Demaj  tha: “Ky titull është një shembull për njeriun e jashtëzakonshëm, human e diplomat qe punoi për paqe e tolerancë, mirëqenie, dashuri  e mirëkuptim mes njerëzve, i cili ne atë kohe  shume te vështirë mori mbi supet e tij peshën e normalizimit te sistemit arsimor  ne te gjitha nivelet ne Kosove.  Prandaj , meritat e bëjnë ate te denje për ti dedikuar titullin “Doktor Honoris Causa” vleresoi rektori Demaj.

Nderkaq, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami u shpreh se monsinjor Paglia është njeri me shpirt dhe zemër te madhe. Humanist i pashoq ne shërbim te tolerancës, promovimit dhe lirive te drejtësisë njerëzore, ai është mik i veçantë, si dhe njeri nder figurat  e para nga komuniteti  ndërkombëtar  qe e ndjeu dhe u mishërua  si rralle kush me peripecitë dhe vuajtjet e njerëzve te këtij nenqielli.  “Monsinjor Paglia njohu realitetin e kohës dhe u morr ne mënyrë aktive me sfidat e mbijetesës te çështjes sonë kombëtare”, tha ai.

Sipas ministrit Bajrami  çmimi qe po i jepet sot arqipeshkvit Vincenzo Paglia e nderon Universitetin e Prishtinës, drejtuesit e tij, stafin mësimor dhe te gjithë studentet.

Nga Prishtina Rabie-Mrika Ibraj








All the contents on this site are copyrighted ©.