2017-03-21 12:57:00

Racizmi: Shën Egjidi, dialogu e integrimi kundër intolerencës


Kremtohet sot, 21 mars, Dita për eliminimin e diskriminimit racor, themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar, në përkujtim të masakrës së Shaperville, ku më 21 mars 1960 policia jugafrikane vrau 69 manifestues që protestonin në mënyrë paqësore kundër apartheid-it (apartejd-it), diskriminimit racor në Afrikën Jugore.  “Dita – komenton presidenti i Komunitetit të Shën Egjidit, Marco Impagliazzo – duhet të jetë një rast për të reflektuar mbi shfaqjet gjithnjë në rritje të intolerancës e dhunës që, kohëve të fundit, kanë goditur në Itali të huaj dhe romë, po edhe njerëzit që janë më të bishte në shoqëri, siç janë të pa strehët e të moshuarit”.

“Antidoti ndaj racizmit – shton Impagliazzo – është puna largpamëse dhe e qëndrueshme për favorizimin e dialogut e integrimit të gjithë njerëzve, si nga ana e institucioneve e po kështu edhe nga shoqëria civile. Në një Evropë, që përshkohet nga ndjenjat popullsite, është mëse e nevojshme të investohet në kulturën e të jetuarit së bashku”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.