2017-03-21 17:14:00

Imzot Vincenzo Paglia viziton Kosovën


Presidenti i Akademisë Papnore për Jetën, imzot Vincenzo Paglia qëndron në Kosovë për një vizitë dyditore. Gjatë vizitës ai u takua me autoritetet më të larta kishtare e shtetërore, u njoh nga afër me realitetin, shkëmbeu mendime për gjendjen shoqërore në vend e në rajon. Po kështu u fol edhe për kontributin që Kisha katolike jep në fusha të ndryshme në vend, duke kontribuar në shpresën për ta parë një të ardhme edhe më të mirë në paqe e prosperitet, duke dëshmuar se është e mundur të jetohet e të punohet konkretisht së bashku, përtej dallimeve e përkatësive, kur në qendër vihet dinjiteti i njeriut dhe e mira e përbashkët. Po më tepër, nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

Imzot Vincenzo Paglia, kryeipeshkëv, President i Akademise Papnore per Jeten ne Seline e Shenjte, me ftese te presidentit, Hashim Thaci  dhe i shoqeruar nga Ipeshkvi i Kosoves, Imzot Dode Gjergji, po qendron per nje vizite dyditore ne Kosove.

Themeluesin e Komunitetit  te njohur mire per Kosoven “Shen Egidio” Imzot Paglia, presidenti Thaci e ka pritur sot ne Presidence. Ai e ka falënderuar kete mik te madh te Kosoves per kontributin e tij gjate viteve te 90, por edhe per periudhen e pas luftes dhe pas pavaresise.

 “Jemi shume mirenjohes per mbeshtetjen qe i keni dhene popullit te Kosoves. Ne ndajme vlerat e përbashkëta si pajtimi, paqja, bashkepunimi dhe toleranca me Selinë e Shenjte”, tha Presidenti Thaçi, duke vlerësuar se rikthimi i Imzot Paglia në Kosove është vazhdim i mbështetjes qe ai i ka dhënë popullit të vendit tonë. Thaçi po ashtu theksoi se Kosova ne këto dy dekada është transformuar ne shtet dhe shoqëri moderne dhe, sipas tij, si shtet jemi model i bashkëjetesës se religjioneve dhe komuniteteve fale edhe mbështetjes se miqve tanë.

Ndërsa Imzot Vincenzo Paglia, shprehu kënaqësinë qe përsëri po e viziton Kosovën. “Jam shume i gëzuar  qe po e vizitoj Kosovën pas shume vjetëve”, tha ai duke shtuar se do te vazhdoj mbështetjen për popullin e vendit tuaj.  Gjithashtu, edhe presidenti Thaçi tha se Kosova do te vazhdoje bashkepunimin me Seline e Shenjte, sidomos ne promovimin e paqes dhe bashkejeteses.

Nderkohe dje, Imzot Paglia ka vizituar Kliniken e Pediatrise ne Prishtine dhe nga afer  ka pare femijet e shtruar aty te cilet vuajne nga semundjet malinje. “Femijet jane thesari i nje kombi dhe u ndjeva shume mire nga ajo qe pash ketu, mjeket ishin shume te kujdesshem me femijet, ishin te perkushtuar  me jeten e ketyre femijeve” ka thene Imzot Pglia, i cili eshte zotuar se do ta ndihmoje kete klinike.  Ai eshte takuar edhe me drejtuesit e kesaj klinike lidhur me gjetjen e mundesive institucionale,  per dergimin e rasteve me te renda per trajtim ne spitalet e shtetit Italian.  

Nga Prishtina Rabi-Mrika Ibraj








All the contents on this site are copyrighted ©.