2017-03-20 14:33:00

Papa Françesku priti në audiencë ipeshkvijtë e El Salvador


Papa Françesku sot paradite priti në audiencë ipeshkvijtë e Konferencës ipeshkëvnore të El Salvador, me rastin e vizitës së tyre “ad Limina” ( është fjala për takimin a vizitën tradicionale që zakonisht çdo pesë vjet prelatët e një vendi a të rajoni kishtar kanë me Papën dhe dikasteret e Kishës romake në Vatikan për një shkëmbimin e pikëpamjeve mbi situatën e Kishës së tyre vendore). Nesër paradite ipeshkvijtë e El Salvador-it do të marrim pjesë në Meshës e Papës në kapelën e shën Martës.

Ndër temat që ipeshkvijtë biseduan me Papën Françesku, është kanonizimit i imzot Oscar Arnulfo Romero, vra nga skuadriljet e vdekjes më 24 mars 1980, ndërsa kremtonte Meshën në kapelën e spitalit. Më 15 gushtin e ardhshëm bie një qind vjetori i lindjes së imzot Romero-s, e besimtarët e El Salvador-it shpresojnë që kanonizimi të realizohet brenda këtij viti.








All the contents on this site are copyrighted ©.