Më 19 mars kujtojmë përvjetorin e vdekjes së Papës shqiptar Klementit XI, i cili ndërroi jetë më 19 mars 1721. Papa Klementi XI - Gjon Françesk Albani, është ai nën kujdesin e të cilit, më 14 janar 1703, në Mërçi të Lezhës u organizua Sinodi i Kishës katolike në trevat shqiptare, që hyri në historinë e Shqiptarëve si 'Kuvendi i Arbënit'.
Gjon Françesk Albani, sikur quhej në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 më Urbino të Italisë. Pas shkollimit që kreu në Romë, falë aftësive të tija, shumë shpejt ngjiti u ftua në detyra të rëndësishme: së pari si sekretar i kanonikëve (1687), më pas si kardinal (1690) e së fundi si i 261-ti pasardhës i Shën Pjetrit Apostull, pra si Papës (23 nëntor 1700).
Klementi XI pati një papni të vështirë, të trazuar nga konflikti i vazhdueshëm
ndërmjet Francës e Perandorisë spanjolle, që krijoi rrezikun e një sulmi të armatosur
kundër papatit. Përballoi me urtësi këtë konflikt e të tjerë, që u krijuan pas Traktateve
të Utrechtit, të Ratsadit e të Badenit (1712-1712) ku u caktuan normat për ndarjen
e Evropës. Më pas iu desh të përballonte një tjetër rrezik: atë të pushtimit turk.
Papa Klementi XI dha një kontribut të shquar në fushën teologjike, duke luftuar herezitë
e kohës; në fushën kanonike e liturgjike, duke kontribuar për përkryerjen e riteve
lindore të kinezëve e malabaritëve; në fushën e misionit, duke rritur veprimtarinë
misionare në Mesdheun Perëndimor, Persi, Indi e Kinë.
Krenar për prejardhjen e tij shqiptare, Klementi XI u interesua nga afër për fatet
e vendit të të parëve. Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqiptarëve si për
organizimin e Kuvendit Kishtar të Arbërit e për botimin e Akteve të tij në shqip e
latinisht, po ashtu edhe për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës e të kulturës
në trojet shqiptare, duke bërë kështu hapin e parë drejt rilindjes shpirtërore e kombëtare
të një populli që rënkonte në errësirën e thellë të pushtimit, duke pritur padurueshëm,
një rreze drite, që t’ia ndriçonte shtegun drejt lirisë. Vdiq më 19 mars të vitit
1721.
All the contents on this site are copyrighted ©. |