2017-03-14 15:47:00

Kurs organizuar nga Forumi Brendshëm. Meshtarët t’i inkurajojnë ata që rrëfehen


Me Letio magistralis të kardinalit Mauro Piazenza, Pendestarit të Madh, hapet sot pasdite në Pallatin e Kancelarisë, në Romë, Kursi mbi Forumin e brendshëm të Kishës, i cili organizohet gjatë kohës së kreshmëve nga Pendestaria Apostolike që 27 vjet. Në përfundim të kursit, të premten në mëngjes më 17 mars, pjesëmarrësit do të pritën në audiencë nga Papa Françesku.

Papa Françesku e konsideron tejet të rëndësishëm formimin e meshtarëve për një mbarështim a administrim të Sakramentit të Rrëfimit a të Pajtimit me Zotin. Sipas Papës mëshira është zemra e Ungjillit. E Kisha duhet t’ua kujtoi njerëzve të kohës sonë se burimi i misionit të Saj të pajtimit, gjendet në vullnetin e Zotit, i cili do që të gjithë njerëzit të shpëtohen e të mbërrijnë lumturinë e amshuar. Një kanal i privilegjuar përmes të cilit Kisha e kumton mëshirën e Zotit, e cila është më e madhe se mëkati dhe më e fuqishme se e keqja, është pikërisht Sakramenti i Pajtimit. Prandaj, është e domosdoshme që mbarështuesit e këtij Sakramenti, priftërinjtë, të jenë të formuar në mënyrën më të përshtatshme të mundshme, kështu që kushdo që i afrohet rrëfimit të mund të bëjë eksperiencën autentike të dashurisë së mëshirshme të Zotit.








All the contents on this site are copyrighted ©.