2017-03-10 12:37:00

Papa Françesku kthehet në Vatikan prej ushtrimeve shpirtërore në Ariccia


Papa Françesku është kthyer me autobus në Vatikan, pas përfundimit të ushtrimeve shpirtërore të kohës liturgjike të krezhmëve në Ariccia, së bashku me anëtarët e familjes së Kuries Romake.

Papa falënderoi, në mbyllje të kësaj jave të ushtrimeve shpirtërore, predikatarin atë Giulio Michelinin,  për meditimet e këtyre ditëve, autentike e të përgatitura me përgjegjësi. E po kujtojmë se në qendër të meditimeve të ushtrimeve shpirtërore ishin Mundimet e Krishtit, vdekja e ngjallja e Jezusit sipas shën Mateut ungjilltar. 








All the contents on this site are copyrighted ©.