2017-03-05 17:21:00

Patriarkati kaldeas: thirrje për t’i rindërtuar fshatrat e krishtera në Irak


Patriarkati i Babilonisë së Kaldejve u drejtoi një thirrje dioqezave të veta dhe bashkësisë kaldease të përhapur nëpër botë, formuar nga emigratët e  larguar prej Irakut, për të ndihmuar financiarisht në rindërtimin e fshtatrave të Rrafshit të Ninives, ku banojnë të krishterët e ikur para përparimit të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Patriarkati dhe disa dioqeza  vunë në dispozicion rreth 500 milionë dinarë irakianë - baras me 380.000 euro - për ta shpejtuar rindërtimin e banesave dhe të kishave të dëmtuara  ose të rrënuara gjatë viteve të pushtimit xhihadist, duke krijuar, kështu, mundësinë e rikthimit të të shpërngulurve, që dëshirojnë të jetojnë përsëri në vendin e tyre, në shtëpitë e tyre.

Të monitorohen shkeljet e mundshme dhe konfliktet

Në këtë thirrje, Patriarkati u kërkon të gjitha bashkësive kaldease të vijojnë ndihmesën e tyre bujare për programet e rindërtimit. E, siç njofton agjencia Fides, deklaron se është në favor të angazhimit të vëzhguesve ndërkombëtarë, të ngarkuar për të monitoruar shkeljet e mundshme dhe konfliktet nga ana e forcave të angazhuara në luftë kundër Shetit Islamik, si dhe për të parandaluar ndeshjet ndërmjet qeverisë qendrore dhe qeverisë autonome të Kurdistanit irakian në drejtim të territoreve të çliruara.








All the contents on this site are copyrighted ©.