2017-03-03 18:58:00

Papa, lider në rrjetet shoqërore: 32 milion ndjekës në Twitter


“Aty ku është njeriu, aty është edhe Kisha, ja pse Papa është i pranishëm në Twitter e në Instagram”. Kështu pohoi imzot Lucio Adrian Ruiz, sekretar i Sekretarisë për Komunikimin në Vatikan, që hapi seminarin “Diplomacia e Twitterit në Selinë e Shenjtë”, mbajtur sot paradite. Organizuar nga ambasada britanike pranë Selisë së Shenjtë, në bashkëpunim me dikasterin për Komunikimin, seminari mblodhi diplomatë dhe personalitete, që merren me komunikimin digjital, veçanërisht në Twitter. Aktualisht, faqja e Papës Françesku në këtë rrjet shoqëror, @Pontifex,  ka arritur në 32 milion ndjekës në 9 gjuhë të ndryshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.