2017-03-02 13:28:00

Françesku: t’i ndihmojmë të krishterët e persekutuar në botë


Papa Françesku fton “për t’i ndihmuar të krishterët e persekutuar”, katolikë, ortodoksë, protestantë. Në videomesazhin për ndjetin e lutjes të muajit mars, kujton se janë të shumtë njerëzit “e persekutuar për shkak të fesë”, të detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre, vendet e tyre të kultit, tokat e tyre, gjithçka kanë të dashur. Persekutohen e vriten vetëm pse janë të krishterë. Persekutorët nuk bëjnë kurrfarë dallimi ndërmjet konfesioneve, të cilave u përkasin.

Më pas Papa bën një pyetje: “Sa nga ju luten për të krishterët, që janë të persekutuar?”. E i inkurajon të gjithë të luten së bashku me të, që të krishterët e persekutuar ta ndjejnë mbështetjen e të gjitha Kishave dhe të bashkësive të lutjes, mbështetje shpirtërore e edhe materiale”.

Në videomesazh para syve të shikuesit shpalosen figura tronditëse: të krishterë të munduar të konfesioneve të ndryshme, kisha të rrënuara, besimtarë të të gjitha racave në lutje... E, së fundi, edhe njerëz, që i ndihmojnë konkretisht të munduarit për shkak të fesë.  








All the contents on this site are copyrighted ©.