2017-02-28 14:44:00

Papa në Carpi më 2 prill. Imzot Cavina; shenjë shprese pas tërmetit


Papa Françesku do të shkojë për vizitë baritore në dioqezën e Carpi-t, në  Emilia Romagna, më 2 prill. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Në një komunikatë, ipeshkvi i Carpi-t, imzot Francesco Cavina, shpreh gëzimin për vizitën e Françeskut i cili, pohon, vjen të takojë një Kishë, që po bën udhën kuptimplote të fesë e jeton në një çast shprese, pas pasojave të tërmetit të 2012-tës:

“E gjithë bashkësia e krishterë e civile – vijon prelati - pas rihapjes së Kishës së vet Katedrale, më 25 marsin e ardhshëm, do të mblidhet me ngrohtësi e dashuri rreth personit të Atit të Shenjtë, që të dëgjojë nga goja e tij fjalë inkurajimi, për të vijuar, me fe e shpresë, ecjen në udhën e  përvijuar prej tij, për ta përforcuar gjithnjë më shumë në Krishtin edhe Kishën e Carpi-t”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.