2017-02-28 13:15:00

Kongo. OKB-ja dënon sulmet kundër famullive kishtare


“Vendet e kultit u përkasin të gjithëve e, si të tilla, duhet të jenë apolitike; kishat janë edhe vende ku grumbullohen njerëz, prandaj duhet të respektohen e të mbrohen”: kështu shkruhet në deklaratën e përbashkët të Monusco-s (Misioni i OKB-së për Qëndrueshmërinë në Republikën Demokratike të Kongos), të nunciaturës apostolike dhe të Konferencës Ipeshkvnore kongoleze, pas sulmeve kundër famullive dhe infrastrukturave katolike. Deklarata publikohet në faqen e internetit të OKB-së. Atentatorët e kishave e ata, që i dërgojnë, janë veçanërisht të dhunshëm në provincat e Kinshasës, Haut-Katangës, Kasajit Qendror dhe Kasajit Lindor.

Të ndalen menjëherë sulmet

Në deklaratën e përbashkët dënohen ashpër këto akte vandalizmi, të cilat ndiqen penalisht nga ligji kongolez, dhe bëhet thirrje për ndalimin e tyre të menjëhershëm. Gjithashtu, u kërkohet politikanëve t’i dënojnë e të shmangin çdo përpjekje për të minuar zbatimin e marrëveshjes së 31 dhjetorit të kaluar përsa i përket organizimit të zgjedhjeve presidenciale brenda vitit 2017. 








All the contents on this site are copyrighted ©.