2017-02-22 12:28:00

Françesku: të ndihmohet Sudani i Jugut, i shkretuar nga lufta e uria


Thirrje e fuqishme e Papës, në audiencën e sotme të përgjithshme, për Sudanin e Jugut, vend i shkretuar nga konflikti, që po e gjunjëzon popullsinë, tashmë të dërmuar edhe nga zija e bukës. Më se 100 mijë vetë vuajnë nga uria, një milion të tjerë janë përballë të njëjtit rrezik, sipas  denoncimit të OKB-së.

Këto, fjalët e Françeskut, që bëri thirrje për ndërhyrje konkrete në favor të këtyre njerëzve:

“Ngjallin shqetësim të veçantë lajmet e dhimbshme, që arrijnë nga Sudani i martirizuar i Jugut, ku një konflikt vëllavrasës i shtohet krizës së rëndë ushqimore, e cila dënon me vdekje nga uria miliona njerëz. Ndërmjet tyre, një mori fëmijësh. Në këtë çast është më i nevojshëm se kurrë  angazhimi i të gjithëve për të mos u mjaftuar vetëm me deklarata, por për t’i bërë konkrete ndihmat ushqimore e për të krijuar kushtet, që të arrijnë në duart e popullsive të vuajtura. Zoti i mbajtët gjallë këta vëllezër e të gjithë ata, që përpiqen për t’i ndihmuar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.