2017-02-21 14:36:00

Papa Françesku dërgon një kirograf për ekspozitën “Një Kishë në dalje”


Papa Françesku i ka shkruar shtëpisë botuese misionare italiane (Emi) një kirograf me rastin e hapjes së ekspozitës “Një Kishë në dalje. Për të njohur e jetuar Evangelii gaudium”, ideuar nga Emi e përgatitur nga vatikanisti Paolo Rodari. Ekspozita përbëhet nga 15 panele në të cilat Evangelii Gaudium paraqitet përmes po aq fjalëve-kyçe e citimeve, shoqëruar nga aktualizimet e shembujt, e komentuar me fjalët e një dëshmitari bashkëkohor të fesë. Ekspozita është një përshkim formë në katekizmi mbi Evangelii Gaudium

Kirografi i Papës Françesku dërguar Emi-t (shtëpisë botuese misionare italiane) hapet me citimin e rreshtit të parë të dokument papnor Evangelii Gaudium,– botuar në vjeshtën e vitit 2013 – të cilin Ati Shenjtë Bergoglio e konsideron si “program” të papnisë së tij: “Gëzimi i Ungjillit e mbushë zemrën dhe tërë jetën e atyre që takohen me Jezusin”. Teksti papnor vijon pastaj me pohime tjera, gjithnjë duke iu referuar ekspozitës Një Kishë në dalje e mes tjerash pohon se “Tekstet dhe imazhet e kësaj ekspozite mund të ndihmojnë në rritjen e dëshirës për të dalur, prekur e bindur të gjithë me bukurinë e fesë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.