2017-02-21 15:09:00

Kardinali Tauran në Egjipt për një seminar kundër fanatizmit fetar


Karidnali Jean-Louis Tuaran, president i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, do të shkojë nga data 22 deri më 23 shkurt në Kajro, në Egjipt, për të marrë pjesë në një Seminar pranë Universitetit të Al-Azhar, njërin prej qendrave kryesore të mësimit fetar të Islamit sunit. Tema e ngjarjes është: “Roli i al-Azharit e Vatikanit në kundërshtimin e fenomeneve të fanatizmit, ekstremizmit e dhunës në emër të fesë”. Kardinali shoqërohet nga sekretari i Këshillit Papnor, mons. Migule Angel Guixot, e nga mons. Khaled Akasheh, kreu i Zyrës për Islamin. Pjesë e delegacionit katolik do të jetë edhe nunzi apostolik në Egjipt, imzot Bruno Musarò.

Pas takimit historik ndërmjet Papës Françesku e Imamit të Madh të Al-Azhar, prof. Ahmad Al-Tayyib, më 23 maj 2016, sekretari i Dikasterit të Vatikanit ka shkuar disa herë në Kajro, ku ka pasur takime të ndryshme e mbledhje preliminare. Mbledhja do të zhvillohet, si edhe më parë, në vigjiljen e 24 shkurtit, në përkujtim të vizitës që Papa Shën Gjon Pali II bëri në Al-Azhar, në po atë datë të vitit 2000.








All the contents on this site are copyrighted ©.