2017-02-20 15:52:00

Kongo: plaçkiten një seminar e një famulli


Thirrja për paqen e Papës Françesku, dje, në Engjëllin e Tënzot, i tërhoqi vëmendjen botës ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Nga rajoni i Kasait Qendror vijojnë të mbërrijnë lajme për ndeshje brutale. Sipas agjencisë katolike Fides, të shtunën, milicët, ndjekës të liderit Kamwina Nsapu, vrarë në gusht nga forcat e sigursë, kanë plaçkitur seminarin e madh të Maloles në Kananga, çliruar nga ushtria, pas një ore luftimesh. Dje, disa të panjohur plaçkitën famullinë e Shën Domenikut, në kryeqytetin Kinshasa. Pavarësisht nga dëmet e pësuara, Kisha Katolike impenjohet për të sjellë qëndrueshmërinë në vendin afrikan, siç thekson në mikrofonin e Radio Vatikanit, misionari saverian, atë Loris Cattani, anëtar i Rrjetit “Paqe për Kongon”:

Konferenca Ipeshkvnore është impenjuar në një mision ndërmjetësimi mes opozitës dhe shumicës presidenciale, në mënyrë që të zbatohet marrëveshja e nënshkruar më 31 dhjetorin e kaluar. Sidomos përsa i përket rajonit të Kasait, ku forcat shtetërore ndodhen ballë për ballë me një grup të armatosur: zgjidhja nuk është aq ushtarake, sa politike. Është fjala për rivendikimet e një kreu lokal tradicional, për zëvendësimin e kreut të pushtetit tradicional, gjë që duhet zgjidhur me dialog.








All the contents on this site are copyrighted ©.