2017-02-20 16:42:00

Alarm zie buke në Sudanin e Jugut: një milion në rrezik


Alarm për zi buke në Sudanin e Jugut, ku 100 mijë vetë vuajnë nga uria e 1 milion rrezikojnë të mos kenë ushqime të mjaftueshme. Denoncimi bëhet nga tri agjenci të Kombeve të Bashkuara – FAO, UNICEF, PAM – si edhe nga vetë qeveria. Që nga dhjetori 2013, në Sudanin e Jugut, vijon lufta civile, e cila shpërtheu për shkak të ndeshjeve politike ndërmjet presidentit Salva Kiir dhe zëvendësit të tij, Rieck Machar, akuzuar për puç ushtarak.

Konflikti politik u ndoq nga një konflikt etnik ndërmjet fiseve Dinka dhe Nuer, me dhjetra mijëra të vdekur e miliona të shpërngulur. Edhe OKB-ja mendon se në Sudanin e Jugut ka genocid. “Frika jonë më e madhe u realizua”, deklaron Serge Tissot, kreu i FAO-s në Sudanin e Jugut, duke vënë në pah se lufta ka shkatërruar zonat pjellore të vendit.

Sot, 5 milion e gjysëm sudanezë, gjysma e popullsisë, vuan nga pasiguria shoqërore. Me të brishtët janë fëmijët, mëse 250 mijë vetë, të ushqyer jashtëzakonisht keq. Siç paralajmëron shefi i UNICEF-it në vend, Jeremy Hopkins, shumë prej tyre mund të vdesin, nëse nuk do të vijnë shpejt ndihma ushqimore. “Kjo zi buke – saktëson përgjegjësja e PAM-it, Joyce Luma – është shkaktuar nga njerëzit. E, në mungesë të paqes e të sigurisë, asistenca humanitare bën ç’mundet”.








All the contents on this site are copyrighted ©.