2017-02-19 12:35:00

Programi i udhëtimit të Papës në Gjenovë


“Uroj që vizita e Papës në Gjenovë të na përforcojë në fenë e Krishtit dhe në hovin misionar”. Kështu shkruan kardinali Bagnasco në mesazhin, me të cilin e shoqëron botimin e programit dioqezan të vizitës së Papës Françesku në Gjenovë, më 27 maj.

Papa do të arrijë në aeroportin e Gjenovës në orën 8.15, i pritur nga  kardinali Bagnasco dhe autoritetet civile. Menjëherë pas, në stabilimentin Ilva, do të takohet me botën e punës. Në orën 10.00, në Katedrale, Papa do të takohet me ipeshkvijtë dhe rregulltarët e Zonës Kishtare Ligure. Në orën 12.15, takimi me të rinjtë në  Shenjtëoren e Zojës së Rojës. Gjithnjë pranë kësaj Shenjtëroreje, Papa do të drekojë me të varfërit, refugjatët, të pastrehët e të burgosurit. Pasdite, në orën 15.45, do të shkojë në spitalin pediatrik “Giannina Gaslini” për të përshëndetur fëmijët e shtuar. Në orën 17.30 do të kryesojë Meshën per të gjithë besimtarët, në zonën e Panairit të Detit. Përshëndetja e lamtumirës parashikohet për orën 19.30.

“Muajt e ardhshëm -  shkruan  kardinali Bagnasco - do ta thellojmë lutjen, që kthimi në Gjenovë i Pasardhësit të Shën Pjetrit - pas dy vizitave  të Shën Gjon Palit II më 1985 e 1990 e asaj të Benediktit XVI, më 2008 - të lërë shenjë të thellë në zemrat e gjenovezëve”. “Përgatitemi ta presim Papën Françesku me shpresë e merak. Duke uruar që këto ngjarje të mëdha, të cilat i përkasin historisë së Kryedioqezës dhe të Qytetit - përfundon mesazhi - të jenë farë të hedhura në indin pjellor gjenovez, kështu që të sjellin fryte të së mirës për të gjithë!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.