2017-02-19 09:00:00

Françeskan, predikatori i ushtrimeve shpirtërore për Kurien Romake


Papa Françesku zgjodhi atë Giulio Michelinin, françeskan i Provincës së fretërve të vegjël të Umbrias, për meditimet e ushtrimeve shpirtërore të Kuries Romake, që do të mbahen në Ariccia, pranë Romës, nga 5 deri më 10 mars, në Kohën e Krezhmëve.

“Më mori në telefon – tregon frati – e më kërkoi atë, që ai vetë e quajti ‘favor i madh’”. Për kardinalin Gualtiero Bassetti, kreu i ipeshkvijve të Umbrias, “është e gjithë zona, që në një farë mënyre, nderohet nga Papa, përmes atë Michelini-t”. Vërtet, atë Giulio Michelini ka një rol të rëndësishëm në Kishë, pasi është profesor i Shkrimit Shenjt dhe figurë kyçe për formimin brenda Urdhërit të vet. Para pak ditësh, ai u kthye nga Toka Shenjte, e pikërisht nga Kafarnaumi, në liqenin e Galilesë, ku pati mundësi të shkelte mbi gjurmët e Krishtit. Meditimet për Papën dhe Kurien Romake, siç shpjegoi ai vetë, do të nisen nga Mundimet e Krishtit sipas Ungjillit të Mateut, por duke iu referuar vendeve të Galilesë, që sapo i pa.








All the contents on this site are copyrighted ©.