2017-02-17 15:57:00

Shenjtorët e javës 19-26 shkurt


E diel 19 shkurt, Kisha katolike kremton të Dielën VII gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 19 shkurt kalendari kujton edhe shën Konradin Kofalonieri, oshënar françeskan.

Të hënën më 20 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Shën Leonin nga Katania, ipeshkëv.

Të martën më 21 shkurt, kalendari përkujton shën Pier Damjanin, ipeshkëv i Ostia-s, kardinal e doktor i Kishës, rregulltar kamaldonez.

Të mërkurën më 22 shkurt, kalendari përkujton festën e Katedrës së shën Pjetrit, apostull (në bazilikën e Vatikanit); shën Maksiminianin nga Ravena, ipeshkëv e shën Mageritën nga Kortona.

Të enjten më 23 shkurt, kalendari përkujton shën Polikarpin, ipeshkëv i Smirnës e martir.

Të premten më 24 shkurt, kalendari përkujton shën Evezin e Pjetrin, martirë; e shën Modestin.

Të shtunën më 25 shkurt, kalendari përkujton shën Nestorin, ipeshkëv e martir; e shën Cezarin.

Të dielën e ardhshme më 26 shkurt, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën VIII gjatë vitit liturgjik, e gjithnjë më 26 shkurt kalendari përkujton edhe shën Aleksandrin e Aleksandrisë e shën Fuastinianin, ipeshkëv.








All the contents on this site are copyrighted ©.