Papa Françesku i dërgoi një mesazh takimit të parë lokal të lëvizjeve popullore, që po mbahet këto ditë, për herë të parë, në Modesto të Kalifornisë, pas tre takimeve të Françeskut, në Bolivi e në Vatikan, me këto lëvizje, që përfaqësojnë punëtorët e papunë, të cilët kërkojnë “tokë, shtëpi, punë” (teto, terra, trabajo - në spanjisht).
Është hera e parë që këto lëvizje takohen në SHBA, në sfondin e polemikave, shkaktuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp. Në takimin e Modestit - ku janë të pranishëm 890 lider, ardhur nga 12 vende të ndryshme - merr pjesë, si përfaqësues i Papës, edhe kardinali Peter Turkson. Ishte pikërisht prelati i lartë ganez, ai që e lexoi mbrëmë tekstin e gjatë të Papës, në të cilin ndërmjet tjerash, shkruhet: “Plagët shoqërore, shkaktuar nga sistemi ekonomik çnjerëzor, i përhapur, mund të mjekohen e të shërohen me sjelljen e samaritanit të mirë”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |