2017-02-15 13:36:00

Françesku: Evropa ka nevojë ta ruajë unitetin e fesë


Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa kujtoi se dje Kisha kremtoi festën e Shenjtorëve Pajtorë të Evropës: Çirilit murg e Metodit ipeshkëv, ungjillëzues të popujve sllavë. E më pas theksoi:

“Këta dy vëllezër nga Selaniku i sollën Ungjillin popujve sllavë. E akoma sot i kujtojnë Evropës, e edhe ne të gjithëve  - nënvizoi - nevojën që ta ruajmë unitetin e fesë, traditën, kulturën e krishterë e ta jetojmë çdo ditë Ungjillin. Ju të gjithëve, që i përballoni këto sfida, duke u mbështetur fort në fenë tuaj, ju jap nga zemra, Bekimin”.

Duke i drejtuar përshëndetjen e tij përfundimtare të rinjve, të sëmurëve e të sapomartuarve, Papa ua paraqiti Shenjtorët Çirili e Metodi, si shembull për t’u ndjekur:

“Shembulli i tyre ju ndihmoftë ju, të dashur të rinj, që të bëheni në çdo ambient, dishepuj misionarë; guximi i tyre ju inkurajoftë ju, të dashur të sëmurë, t’i ofroni vuajtjet tuaja për kthimin e atyre që janë larg; dashuria e tyre për Zotin, ju ndriçoftë ju, të dashur çifte të reja, ta keni Ungjillin si rregull themelore të jetës suaj familjare”.








All the contents on this site are copyrighted ©.