2017-02-12 17:10:00

Papa: Medjudorje; imzot Hoser, pranova një mision jo edhe aq të lehtë


“Gjithmonë i kam shërbyer Kishës, e kështu edhe kësaj radhe e pranova misionin jo edhe aq të lehtë në Medjugorje” të Hercegovinës: thotë për agjencinë Sir imzot Henryk Hoser, duke kujtuar se në të kaluarën ka zhvilluar misione të ngjashme në vende të ndryshme afrikane. Kryeipeshkvi 74 vjeçar i Varshavës (Poloni), imzot Hoser, emëruar më 11 shkurt nga Papa Françesku si delegat i veçantë i Selisë së Shenjtë për Medjugorje, ka një eksperiencë të madhe baritore e kishtare, në vendlindje e gjetiu, si për shembull tre vitet që ka kaluar në Ruandë e Zaire  të Afrikës. Imzot Hoser ka qenë edhe sekretar i dytë në Kongregatën e Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve dhe president i Veprave Misionare Papnore.








All the contents on this site are copyrighted ©.