2017-02-10 12:45:00

Shenjtorët e javës 12-19 shkurt


E diel, 12 shkurt, Kisha katolike kremton të Dielën VI gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 12 shkurt, kalendari kujton  Shenjtorët e Abitenës, Saturninin me shokët martirë.

Të hënën më 13 shkurt, kalendari kujton shën Martinianin, të Lumin Jordano nga Saksonia.

Të martën më 14 shkurt, kalendari kujton shën Cirilin e Metodin ipeshkëv, pajtor qiellor të Evropës dhe shën Valentinin, ipeshkëv e martir.

Të mërkurën më 15 shkurt, kalendari kujton shën Onsezimin, dishepull i shën Palit apostull, e shën Fuastinin.  

Të enjten më 16 shkurt, kalendari kujton Gjulianën, virgjër e martire.

Të premten më 17 shkurt, kalendari kishtar kujton Shenjtorët Shtatë Themelues Shërbëtorë të Urdhrit të Marisë, ndër të cilët shën Aleksin Falkonieri, e shën Silvino-n.

Të shtunën më 18 shkurt, kalendari kishtar kujton  shën Geltrunën, të Lumin Giovanni nga Fiesole ( të Lumin Angjeliko), domenikan.

Të dielën e ardhshme më 19 shkurt, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën VII gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 19 shkurt kalendari kujton edhe shën Konradin Kofalonieri, oshënar françeskan.








All the contents on this site are copyrighted ©.