2017-02-10 11:56:00

Kardinali shqiptar Ernest Simoni bekon popullin shqiptar nga mikrofoni i Radio Vatikanit


Nga përqafimi i paharrueshëm me Papën Françesku në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, më 21 shtator 2014, deri te përqafimi i sotëm, në shtëpinë e Shën Martës në Vatikan. Një hark kohor historik e domethënës për priftin shqiptar dom Ernest Simoni Troshani, që simbolizon kalvarin që Kisha katolike dhe mbarë popullit shqiptar kaluan e përjetuan me qëndresë dhe dëshmi të jashtëzakonshme, gjatë diktaturës ateiste të komunizmit.

Kardinali shqiptar Ernest Simoni-Troshani e vizitoi sot, 10 shkurt 2017, Radio Vatikan, në vigjiljen e hyrjes së tij zyrtare në Kishën titullare kardinalore të Shën Marisë së Shkallës, në lagjen romake Trastevere, caktuar nga Selia e Shenjtë, me rastin e krijimit Kardinal në Koncistorin e kremtuar nga Papa Françesku në Vatikan më 19 nëntor 2016.

Dita e sotme për Kardinalin Ernest Simoni-Troshani është e veçantë. Në mëngjes ai bashkëkremtoi Meshën e Shenjtë me Papën Françesku, në kapelën e shën Martës në Vatikan. Pas Meshe, Papa Bergoglio përshëndeti personalisht kardinalin Ernest Simonin e pati një bisedë të përzemërt.

Pas Meshës me Papën, kardinali Ernest Troshani vizitoi redaksinë e programit shqip të Radio Vatikanit. Në kuadrin e kësaj vizite të përzemërt e të veçantë, për ekipin e programit shqip të RV, në studion Karol Wojtila, bëmë një bisedë-intervistë me kardinalin shqiptar, hirësinë e Tij Ernest Simoni-Troshani, të cilën po e propozojmë për të gjithë dëgjuesit e miqtë tanë...








All the contents on this site are copyrighted ©.