2017-02-08 13:19:00

Papa: një mendim për të krishterët e Japonisë


Në Osaka  të Japonisë, dje u shpall i Lum Justo Takayama Ukon, besimtar laik japonez, që vdiq martir në Manila, në vitin 1615. E kujtoi Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme, duke nënvizuar se i Lumi  i ri “nuk pranoi asnjë kompromis”. Hoqi dorë nga nderimet e pasuritë e pranoi përuljen e mërgimtarit, për të vijuar rrugën e nisur nga gurra e Pagëzimit. Japonezi fisnik la kështjellën e zgjodhi Krishtin. Samurai la shpatën, e rroku Kryqin, duke mbetur besnik i Zotit e i Ungjillit deri mbarim të ditëve të tij mbi tokë. “Është, prandaj, një shembull të ndritshëm force në fenë e Krishtit e përkushtimi në dashurinë e krishterë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.