2017-02-08 17:45:00

Mali: rrëmbehet një murgeshë kolumbiane


Një murgeshë kolumbiane e Kongregatës së Motrave françeskane të Zojës së Papërlyer, u rrëmbye në Koutiala, në jug të Malit. “Nuk dihet kush janë rrëmbyesit. Xhandarmëria dhe policia vijojnë hetimet. Edhe ipeshkvijtë janë në zonë, për të mbledhur informacione - sqaron për agjencinë Fides, don Edmond Dembele, sekretar i përgjithshëm i Konferencës ipeshkvnore  të Malit. - Zona ku u rrëmbye rregulltarja, është e qetë, e pikërisht kjo të habit edhe më shumë. Kjo zonë e vendit nuk ka pasur deri më sot asnjë ngjarje tronditëse, gjë që nuk mund të thuhet për zonat e tjera të Malit  - vijon meshtari - i cili konfirmon kombësinë kolumbiane të rregulltares së rrëmbyer”.

Rreth orës 21.00 të datës 7 shkurt, një grup njerëzish të armatosur hyri në famullinë e Karangassos, në Koutiala, e rrëmbeu murgeshën dhe iku me veturën e famullisë. Kaq dihet deri në këtë çast...








All the contents on this site are copyrighted ©.