Shën Rikardin, që mendohet të ketë qenë mbreti Anglisë, Martriologu romak e përkujton
më 7 shkurt. Për të ekziston një dokument historik, në të cilin shkruhet: “Shën Rikardi,
mbret i Anglisë, atë i Vilebaldit, ipeshkëv i Aishtatit, i shën Vunibaldit, abat i
Haidenhaimit dhe i shën Valburgës, virgjër, u varros në Luka të Toskanës”.
Ndërsa murgesha Hugeburk e Haidenhaimit shkruan se rreth viteve 720 Vilibaldi, njëzetvjeçar
e Vunibaldi, nëntëmbëdhjetë, u nisën pas babait të tyre nga Hëmpmshiri i Anglisë drejt
Romës, për të nderuar reliket e shën Pjetrit e të shën Palit e për të vijuar më pas
shtegtimin drejt Tokës Shenjte. Por këtë shtegtim të përshpirtshëm mundi ta kryente
vetëm Vilibaldi, sepse Vunibaldi u ndalua në Romë, ku qëndroi deri në vitin 739, ndërsa
të atit iu desh ta ndërpriste shtegtimin shumë më shpejt në Luka të Italisë, ku vdiq
e u varros në bazilikën e shën Fredianit në vitin 722.
Historia e dy vëllezërve, e motrës së tyre Valburgës dhe e një vëlla tjetër, që nuk
i dihet emri, vijon. Ata u bënë bashkëpunëtorë të ngushtë të shën Bonifacit, apostull
i gjermanëve, që festohet më 5 qershor.
All the contents on this site are copyrighted ©. |