2017-02-05 17:36:00

Videomesazh i Papës për Super Bowl-in në SHBA


Video mesazh i Papës për përurimin, sonte, të manifestimit më të rëndësishëm sportiv në SHBA-të, finalen e kampionatit të futbollit amerikan, që njihet si Super Bowl  

New England Patriots dhe Atlanta Falcons, skuadrat kampione, që do të marrin pjesë në ndeshjen finale, në orën 0.30 me orën evropiane, në stadiumin e Houston të Texas, do të ndiqen nga 150 milionë spektatorë, që priten para ekraneve të televizorëve, për të  qenë të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

“Ngjarjet e mëdha sportive, si Super Bowl - nënvizon Papa në videomesazh - janë shumë simbolike, mbasi dëshmojnë se kultura e takimit është e mundur; e mundur, edhe bota në paqe”.

Të marrësh pjesë në veprimtari sportive - vijon Papa - na bën të shikojmë përtej vizionit tonë personal për jetën, na bën të mësojmë kuptimin e flijimit, të thellojmë respektin dhe besnikërinë ndaj rregullave.

Uroj - përfundon Françesku - që Super Bowl të jetë simbol paqeje, miqësie e solidariteti për mbarë botën.








All the contents on this site are copyrighted ©.