2017-02-04 09:00:00

Papa Bergoglio priti bashkësinë e jezuitëve dhe atë të Seminarit Papnor Kampan


Ati i Shenjtë Françesku priti sot në Sallën e Papëve, bashkësinë e jezuitëve dhe ekipin e edukatorëve të Seminarit Papnor Kampan Ndërrajonal. Në 100 vjetët e veprimtarisë së tij, në këtë Seminar mbi kodrinën e mrekullueshme të Posillipo-s, kanë kaluar mijëra të rinj, të cilët janë ndihmuar të dëgjojnë me seriozitet vullnetin e Zotit për ta e të kuptojnë nëse kanë me gjithë mend thirrje për jetën rregulltare a meshtarake. Ndër nxënësit e Seminarit Kampan, edhe një numër i madh kardinajsh, kryeipeshkvijsh e ipeshkvijsh, barinjsh e teologësh të shquar, që janë dalluar për besnikërinë dhe bujarinë e tyre në shërbimin kishtar.








All the contents on this site are copyrighted ©.