2017-02-04 13:07:00

Në Norcia, të dëmtuarve nga tërmeti, u arrin ledhatimi i Papës dhe bamirësia e fëmijëve të Bangui


Një lëkundje e re tërmeti u ndje fort gjatë natës në Italinë qendrore, që pret të vihet në jetë ligji i qeverisë, me masat për përmirësimin e kushteve fiskale e për më pak burokraci në përpjekjen për rindërtimim sa më të shpejtë të rrënojave. Ishte, prandaj, lehtësim i veçantë për popullsinë, arritja e ledhatimit të Papës dhe gëzimi, që lind nga bamirësia. Në Norcia u dorëzua një pjesë e ndihmave mbledhur gjatë Koncertit të bamirësisë, shfaqur më 17 dhjetorin e kaluar, së bashku me një shumë, që arrin nga Bangui, në Qendër të Afrikës.

Të ndërtohet një spital për fëmijët e Bangui dhe të ndihmohen popullsitë e dëmtuara nga tërmeti në Italinë qendrore. Të dyja objektivat u arritën  me koncertin në Sallën e Palit VI dhe me një mbledhje tjetër të jashtëzakonshme fondesh. E kështu sot, në Norcia, arriti një shumë prej 700 mijë euro. Ndihmat, që i dorëzoi imzot Galantino, sekretar i përgjithshëm i Konferencës së ipeshkvijve italianë dhe delegacioni shoqërues, do të shërbejnë për ndërtimin e një qendre rinore. E në Norcia arriti edhe një shumë tjetër e jashtëzakonshme, mbledhur nga fëmijët e Bangui për fëmijët e Umbrias, të cilëve tërmeti, veç shtëpive, u rrënoi edhe shkollën. Bukuria e gjestit, në fjalët e imzot Galantinos:

“Papa deshi të nënvizohej domethënia e këtij gjesti: fëmijë të varfër, që nuk janë aq të varfër, sa të mos kenë asgjë për t’u dhënë fëmijëve të tjerë, në çaste të vështira”.

Solidaritet ndërmjet fëmijëve? Jo vetëm. Është bamirësi ngjitëse. Që do të përdoret për pajisjet e shkollës fillore të sapondërtuar të Norcias. “Shuma nuk ka gjithaq zero, por gjithsesi ka më tepër sesa një çek i mbledhur në Evropë!”. E flet vetë për interesimin e jashtëzakonshëm të Papës Françesku ndaj këtyre zonave, banorëve të të cilave vijon t’u lëkundet toka nën këmbë.








All the contents on this site are copyrighted ©.