2017-02-02 14:52:00

Imzot Rrok Gjonlleshaj: përshëndetja e bekimi Papës për Tivarin e Malin e Zi janë një dhuratë e urim i veçantë


Kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, që së bashku me ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin dhe ipeshkvijtë e dioqezave të Konferencës Ipeshkëvnore Ndërkombëtare ‘Shën Çirili e Metodi’, gjatë kësaj jave po zhvillon vizitën “ad limina Apostolorum” në Vatikan, flet për këtë një përvojë të veçantë fetare e kishtare.

Takimet me Papën Françesku, vizitat pranë Kongregatave e pranë Këshillave të ndryshëm papnor të Kuries Romake, janë një eksperiencë e veçantë, janë një shkëmbim i mrekullueshëm dhuratash, e për çdo ipeshkëv, që përfaqëson Kishën dioqezane vendore te Papa dhe Selia e Shenjtë Apostolike e Pjetrit, në Vatikan, është një moment i begatshëm hiri Hyjnor.

Këto takime, sigurisht, janë një rast i volitshëm për paraqitjen e realitetit të Kishës vendore dioqezane, por edhe realitetin e popullsisë e të shoqërisë sonë në përgjithësi, të asaj ku Kisha dioqezane zhvillon misionin e saj ungjillor dhe njerëzor, duke kontribuar për mirëvajtjen e përbashkët të të gjithë njerëzve, pa dallim. “Misioni ynë si Kishë dioqezane vendore janë fjalët e Ungjillit: të jemi dritë e popullit dhe kripë e tokës”, pohon mes tjerash në mikrofonin e Radio Vatikanit, imzot Rrok Gjonlleshaj duke folur mbi domethënien e vizitës ad limina Apostolorum dhe takimet me Papën, ta dëgjojmë imzot Rrok Gjonlleshajn....








All the contents on this site are copyrighted ©.