2017-02-01 14:54:00

Përshëndetja e Papës Lëvizjes Katolike Botërore për klimën


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, duke përshëndetur delegacionin e Lëvizjes Katolike Botërore për klimën, i pranishëm në Sallën e Palit VI, Papa i falënderoi anëtarët për angazhimin në mbrojtje të shtëpisë së përbashkët. Më pas, inkurajimi për të vijuar endjen e rrjeteve, që kishat  t’i përgjigjen britmës së tokës dhe të të varfërve.

Ja edhe fjalët e Françeskut:

“I uroj mirëseardhjen delegacionit të Lëvizjes Katolike Botërore për klimën dhe i falënderoj anëtarët për angazhimin në mbrojtje të shtëpisë së përbashkët, në këto kohë të rënda krize shoqëroro-ambientale. I inkurajoj    të vijojnë endjen e rrjeteve, që kishat vendase t’i përgjigjen vendosmërisht britmës së tokës dhe të të varfërve”.

Lëvizja Katolike Botërore për klimën

Kujtojmë se Lëvizja Katolike Botërore për klimën është rrjet i ri ndërkombëtar i institucioneve katolike dhe i individëve, të bashkuar nga thirrja e Papës, që të  interesohen për krijimin. Në kanalin e internetit të organizmit, lexohet: “Na lidh feja e përbashkët katolike dhe imperativi moral për t’u përgjigjur mbi ndryshimet klimaterike e për të bërë të rritet vetëdija mbi këtë problem të mprehtë. Inkurajojmë aktivisht përtëritjen e lidhjes sonë me krijimin e Zotit për breznitë e sotme e të ardhshme”.   








All the contents on this site are copyrighted ©.