2017-01-25 11:50:00

Papa i kërkoi dorëheqjen Mjeshtrit të Madh të Urdhërit të Maltës


Papa Françesku i kërkoi dje dorëheqjen Mjeshtrit të Madh të Urdhërit të Maltës, fra Matthew Festing. Ky i fundit duhet t’ia paraqesë sa më shpejt Këshillit Sovran të Urdhërit. Ati i Shenjtë ia komunikoi këtë vendim të interesuarit dje pasdite, në një audiencë private.

Përfundon kështu, kriza e filluar në dhjetor, kur Këshilli Sovran pati shkarkuar nga detyra Kancelarin e Madh, Albrecht Freiherr, sepse nuk ishte dakord t’u shpërndaheshin kondome kundër Sidës, të asistuarve të urdhërit spitalor në vendet në zhvillim. Papa Françesku pati formuar një komision të veçantë, i cili duhet të shqyrtonte më thellë arsyet e këtij vendimi. Drejtuesit e Urdhërit të Maltës nuk deshën të bashkëpunojnë me komisionin, duke paraqitur argumentime ligjore, të hedhura poshtë nga juristët e Vatikanit. Në pritje të mbledhjes së Këshillit Sovran, funsionet që më parë kryheshin nga fra Festing i kalojnë përkohësisht Komendatorit të Madh.








All the contents on this site are copyrighted ©.