2017-01-25 13:54:00

Kisha: Dita Botërore e të përkushtuarve, më 2 shkurt Mesha Papës në Shën Pjetër


Papa Françesku, me rastin e Ditës XXI Botërore të Jetës së Përkushtuar, më 2 shkurtin e ardhshëm, do të kremtojë Meshën në Bazilikën e Shën Palit në Romë. “2 shkurti – kujton një njoftim i Selisë së Shenjtë – është dita në të cilën Kisha përkujton liturgjikisht paraqitjen e Jezusit në tempull”. E atë ditë Papa do të kremtojë Meshën në ora 17.30 me rastin e Ditës XXI Botërore të Jetës së Përkushtuar, a Ditën kushtuar Jetës Rregulltare.

“Sivjet – kujton njoftimi i Selisë së Shenjtë – kjo ditë merr një domethënie të veçantë si rast falënderimi dhe lutjeje për dhuratën e thirrjes shenjte në perspektivën e Sinodit të Ipeshkvijve që i kushtohet temës ‘Të rinjtë, feja e shqyrtimi vokacional””.

Po kujtojmë se më 2 shkurt, në përkim me festën liturgjike të ‘Paraqitjes së Zotit në tempull’, që është festë e Krishtit “dritës së popujve” dhe e takimit të Mesisë me popullin e vet në Tempullin e Jerusalemit, i Papa Shën Gjon Pali II, duke u nisur nga viti 1997, deshi që në mbarë Kishën të kremtohet një Ditë e veçantë kushtuar Jetës Rregulltare. Në të vërtet, flijimi i Birit të Zotit - që simbolizohet përmes paraqitjes së tij në Tempull - është shembull për çdo burrë e për çdo grua që ia përkushton tërë jetën e vet Zotit.

E duke folur për domethënien e kësaj Dite që u kushtohet rregulltarëve e rregulloreve, Kisha  e falënderoi Zotin për dhuratën e çmuar të kësaj jete dhe të të gjitha formave të saj që ekzistojnë në Kishë.








All the contents on this site are copyrighted ©.