2017-01-25 16:44:00

Imzot Frendo: misioni i domenikanëve “shko e prediko” gjithnjë aktual


Fundjavën e kaluar, pranë Universitetit Papnor ‘Angelicum’ në Romë, përfundoi Kongresi ndërkombëtar i urdhrit të etërve Domenikanë, në kuadrin e mbylljes së kremtimeve të Jubileut të 800 vjetorit të themelimit nga shën Domeniku de Guzman. Ndër 600 etërit domenikanë, ardhur nga mbarë bota, rregulltar, murgesha e laikë, ishte edhe kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo, domenikan.

Imzot Gjergj Frendo kujton, po kështu, edhe praninë e lidhjen e etërve domenikanë me shqiptarë, pra me Shqipërinë, që nga ardhja e tyre në trevat shiptare në vitin 1240, pak pas vdekjes së themeluesit, shën Dominikut, më 6 gusht 1221. Misioni i domenikanëve në disa vende të Shqipërisë, vijoi deri në periudhën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, madje njëri prej domenikanëve ishte ati shpirtëror i Gjergjit të Madh, e pikërisht për këtë lidhje të veçantë që patën me luftëtarin e mbrojtësin e popullit e të vendit, pas vdekjes  së heroik kombëtar, domenikanët u dëbuan prej turqve nga Shqipëria.

“Kemi zgjedhur ta mbyllim jubileun tonë dhe të hapim pas-jubileun me këtë kongres mbi misionin, sepse kjo është ajo që duhet të bëjmë: go and preach, shko e prediko”,  sepse karizma e shën Domenikut de Guzman është ende aktuale, shpjegoi eprori i përgjithshëm i Domenikanëve atë Cadoré gjatë një meeting point organizuar nga Salla e shtypit e Vatikanit.

E pikërisht mbi kremtimin e Jubileut të 800-vjetorit të domenikanëve dhe misionit të tyre në Kishë e në realitetin bashkëkohor, folëm me imzot Gjergj Frendo-n, ta dëgjojmë në mikrofonin e dom David Gjugjës...

 

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.