2017-01-25 12:23:00

Ditë historike 25 janari 1959


Më 25 janar 1959, në mbarim të një kremtimi mbajtur në Bazilikën romake të Shën Palit jashtë mureve, Papa Gjoni XXIII njoftonte publikisht se kishte për qëllim të thërriste Koncilin Kishtar të Dytë të Vatikanit. Duke kujtuar atë ditë historike, që sot më 25 janar në ora 11.00, në qytetin italian Bergamo, pranë selisë së Fondacionit Papa Gjoni XXIII, falë këtij Fondacioni është e mundur të konsultohen online dokumentet dorëshkrim dhe daktiloshkrim të Angelo Giuseppe Roncallit. Projekti është mbështetur nga Banca Popolare di Bergamo. Për këtë rast, për herë të parë e në mënyrë të jashtëzakonshme, gazetarëve të pranishëm u janë treguar faqet origjinale të fletoreve Ad omnia e të Giornale dell’anima. 








All the contents on this site are copyrighted ©.