2017-01-24 18:24:00

Ambasador Willy Kamsi në kujtimin e Ambasadorit Rrok Logu


Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Vatikanit, Willy Kamsi, ka jetuar me një fe të gjallë në Krishtin dhe atë e ka dëshmuar gjatë udhës së tij njerëzore si i krishterë, si studiues e si diplomat. Shkodra, Shqipëria, kultura e Kisha shqiptare ia kanë një borxh të madh mirënjohjeje e nderimi për atë që Willy Kamsi ka bërë e dëshmuar deri sa ishte i ngarkuar me detyra të ndryshme e madje deri në ditën e 24 janarit 2017, ku u kthye në shtëpinë e Atit Qiellor.

E nëse një person vërtetë është besimtar, nuk e ka si kriter suprem të jetës a punës të tij suksesin, por përkimin sa më të madh me fjalën e Zotit. Kështu mund të pohojmë për Willy Kamsin, i cili jetoi e veproi për Fe e Atdhe në një periudhë të veçantë të ndryshimeve të mëdha shoqërore e shpirtërore për Shqipërinë, vitet ’90-ta. Ja kujtimi i njërit prej pasardhësve të tij në veprimtarinë diplomatike, si Ambasador i Shqipërisë pranë Vatikanit, kujtimi i Ambasadorit të fundit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Rrok Logut, mbi Ambasadorin Willy Kamsi, ta dëgjojmë....

 








All the contents on this site are copyrighted ©.