2017-01-23 11:02:00

Papa Françesku: pranë viktimave të tërmetit e borës në Italinë qendrore, inkurajon ata që ndihmojnë


“Në ditë e kaluara, tërmeti dhe bora e madhe kanë vënë edhe njëherë në vështirësi të madhe shumë vëllezër e motra të Italisë qendrore, posaçërisht në Abruzzo, Marche e Lazio”. Kështu u shpreh dje Papa Françesku gjatë lutjes së mesditës të Engjëllit të Tënzot, kremtuar në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Jam afër me lutje e me dashuri atyre familjeve që kanë pasur viktima ndër të dashurit e tyre – shtoi Ati i Shenjtë Bergoglio -. Inkurajoj të gjithë ata që janë të impenjuar me bujari të madhe në dhënien e asistencës e të ndihmës; si dhe Kishat lokale, që po përpiqen të ndihmojnë në lehtësimin e vuajtjeve dhe të vështirësive. Ju falënderoj shumë për këtë afërsi, për punën tuaj e për ndihmën konkrete që jepni. Faleminderit! E ju ftoj ta lusim së bashku Zojën e Bekuar për viktimat e edhe për ata që me bujari të madhe punojnë për të ndihmuar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.