2017-01-20 12:52:00

Komisioni bilateral Seli e Shenjtë - Izrael: takim pozitiv në Jerusalem


Komisioni Bilateral Permanent i Punës ndër ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Izraelit, më datën 18 janar, mbajti sesionin plenar në Jerusalem, për vazhdimin e negociatave mbi bazën e Artikullit 10 paragrafit 2 të Marrëveshjes Themelore ““Fundamental Agreement”) të vitit 1993 ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Izraelit, lidhur me çështjet e pronësisë, ato ekonomike e fiskale të Kishës katolike në përgjithësi dhe komuniteteve të veçanta e institucionet katolike në Izrael.

Takimi – njofton një komunikatë e përbashkët – u kryesua nga Tzachi Hanegbi, ministër i Bashkëpunimit Rajonal i Shtetit të Izraelit, e nga imzot Antoine Camilleri, zëvendës-sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet. Mbledhja plenare shqyrtoi hapat përpara që ka bërë Komisioni i punës në fushën e negociatave sipas Artikullit 10 paragrafit 2  të Marrëveshjes dhe bisedimet janë zhvilluan në një atmosferë pozitive me reflektime konstruktive. Plenarja njeh e vlerëson, më tutje, punën e bërë nga Ministria e Drejtësisë për sa i përket aplikimit të Marrëveshjes Bilaterale të vitit 1997 mbi Personalitetin Juridik. Palët kanë ra dakord për hapat e ardhshëm, në kuadrin e plenares së ardhshme që është parashikuar të mbahet në muaj mars 2017 në Qytetin e Vatikanit.

Pas mbledhjes Komisioni Bilateral i Punës, Selia e Shenjtë dhe Shteti i Izraelit, ka mbajtur një sesion të përbashkët konsultimesh bilaterale pranë Ministrisë së Jashtme. Delegacionet kanë diskutuar për lëndë me interes të përbashkët dhe kanë eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi.








All the contents on this site are copyrighted ©.