2017-01-19 16:47:00

Papa Françesku: jubileu është përqafim i Zotit.


Zemra e Jubileut është në pritjen e madhe të Zotit, që e mësojmë përmes pranimit, faljes e përqafimit tonë. Kështu u tha Papa Françesku organizatorëve të ekspozitës “Antiquorum habet”, e cila qe hapur gjatë vitit të kaluar në Romë, pranë Senatit italian, me rastin e Vitit të Shenjtë të Jashtëzakonshëm të Mëshirës së Zotit.

“Ati i Shenjtë, ju keni para vetes një ‘Senat sekret’, që ekziston por nuk njihet, është ‘Senati i solidaritetit’”. Me këto fjalë presidenti i Senatit italian Pietro Grasso iu drejtua Papës Françesku me rastin e audiencës së sotme të Atit të Shenjtë me organizatorët e ekspozitës mbi Historinë e Jubileve, përgatitur nga dega e dytë e Parlamentit italian.

Të ndihmuar nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit, nga Guvernatorit, nga Biblioteka apostolike – shpjegoi Pietro Grasso – patëm mundësinë, përmes ekspozitës, të tregojmë se si misioni i jubileve gjatë historisë kishte si çështje kryesore pritjen dhe solidaritetin; nga arkivat del në pah numri madh i shtegtarëve por edhe mënyrat konkrete e aktivitetet që zhvilloheshin në dobinë e shtegtarëve që vinin në Romë me rastin e Jubileve. Karakteristika kryesore e Jubileve ishte mikpritja, ushqimi, momentet e lutjeve e të tjera”, “por edhe manifestimet e religjiozitetit popullor; e kështu mund të themi se gjatë jubileve – vërejti presidenti i Senatit italian Grasso – forca e solidaritetit shfaqej në një mënyrë krejt të veçantë, pra forca e jubileut ishte pikërisht solidariteti shpirtëror dhe material”.

“Ju falënderoj, të gjithëve – u përgjigj Papa – ju falënderoj që keni ardhur, e ju përshëndes përzemërsisht”. “Ky takim – shpjegoi Papa Bergoglio – më jep rastin për t’u shpreh mirënjohjen time për Ekspozitën që keni realizuar mbi historinë e Jubileve”.  E “ekziston një element thelbësor, që është zemra e çdo Viti të Shenjtë, e që nuk duhet harruar kurrë, - tha Papa –  sepse në Jubile ne takohemi me mirësinë e Zotit dhe brishtësinë e njeriut, i cili ka gjithmonë nevojë për dashuri e falje nga Ati Hyjnor. E vërtetë, përdorimi i mëshirës është elementi veçantë që e karakterizon Zotin, e kjo shfaqet posaçërisht në gjithëpushtetin e Tij Hyjnor. Ju folët më parë për mikpritjen – shtoi Papa Françesku duke iu drejtuar presidentit Grasso – si një përqafim të Jubileut, e mos të harrojmë se përqafimi është pritja e madhe nga ana e Zotit, i cili na pranon pa pyetur për shumë gjëra tona, Ai na përqafon, na puth e na thotë këtë fjalë të bukur, ‘biri im’, bija ime’. Kjo na bënë të ndjehemi vërtetë bijë të dashur të Zotit e vëllezër me njëri-tjetrin.








All the contents on this site are copyrighted ©.