2017-01-19 16:11:00

Imzot Frendo: domenikanët në Shqipëri dhe lidhja e tyre me Gjergj Kastriotin


Vazhdon në Romë Kongresi ndërkombëtar etërve Domenikanë, me rastin e 800 vjetorit të themelimit të urdhrit, në të cilin marrin pjesë mbi 600 etër domenikanë, motra domenikane e laikë nga të gjitha vendet e botës. Ndër ta është kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo, domenikan, i cili në mikrofonin e Radio Vatikanit flet për domethënien e këtij kongresi ndërkombëtar dhe misionin e Domanikanëve në realitetin e sotëm bashkëkohor.

Imzot Frendo kujton, po kështu, edhe praninë e lidhjen e domenikanëve me Shqipërinë, që nga ardhja e tyre në trevat shiptare, menjëherë pas vdekjes së themeluesit, shën Dominikut, më 6 gusht 1221. Misioni i domenikanëve në disa vende të Shqipërisë, vijoi deri në periudhën e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, madje njëri prej domenikanëve ishte ati shpirtëror i Gjergjit të Madh.

E pikërisht për arsye te kësaj lidhje të veçantë që domenikanët patën me luftëtarin dhe mbrojtësin e popullit e të vendit, Gjergj Kastriotin, pas vdekjes së heroik kombëtar, ata u dëbuan prej turqve nga Shqipëria. Mbi këto të dhëna e mbi domethënien e kongresit ndërkombëtar të domeikanëve, ta dëgjojmë imzot George Frendon....








All the contents on this site are copyrighted ©.