2017-01-19 11:13:00

Dom Gjergj Meta: Familja vatër vlerash shpirtërore e shoqërore


Familja në qendër të vëmendjes. Këtë ka vendosur Komisioni i Konferencës Ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë për Laikët e familjen, në kalimin nga viti 2016 në 2017,  duke iu kthyer idealit të familjes, përmes ‘Një Letre për familjet’ drejtuar besimtarëve katolikë dhe të gjithë atyre që besojnë te  familja si vatër dhe shkollë vlerash njerëzore, shpirtërore, shoqërore e kombëtare. “Familja është shkollë e madhe themeluar nga Zoti për edukimin e gjinisë njerëzore”, shkruante Gotthold Ephraim Lessing.

Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë, duke theksuar vlerën, bukurinë e rolin e familjes në Kishë e në shoqëri, i drejtohet disa kategorive personash duke i nisur nga prindërit, e deri te çiftet e reja, të fejuarit, të rinjtë, gjyshërit, gratë e së fundi meshtarët. Për një lexim kësaj letre të Komisionit të Konferencës Ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë për Laikët e Familjen, ta dëgjojmë zëdhënësin e ipeshkvijve shqiptarë, dom Gjergj Metën në mikrofonin e dom David Gjugjës...








All the contents on this site are copyrighted ©.