2017-01-18 18:26:00

Papa: të mërkurën e ardhshme në bazilikën shën Palit mbyll javën e lutjes për bashkimin e të krishterëve


Të mërkurën e ardhshme, më 25 janar në ora 17:30, në bazilikën e Shën Palit jashtë mureve, në Romë, Papa Françesku do të kryesojë kremtimet e Mbrëmësores në solemnitetin e Kthimit të Shën Palit apostull e në mbylljen e Javës së lutjes për bashkimin e të krishterëve.

Në këtë kremtim, “do të marrin pjesë përfaqësuesit e Kishave dhe të komuniteteve tjera kishtare – njoftohet nga Vatikani – Janë të ftuar të marrin pjesë, në mënyrë të veçantë, kleri dhe besimtarët e dioqezës së Romës”. E Shën Pali na mëson se kthimi është fryt i takimit personal me Krishtin.








All the contents on this site are copyrighted ©.