2017-01-15 00:00:00

Shenjtorët e javës 15 - 22 janar


E diel 15 janar, Kisha katolike kremton të Dielën II gjatë vitit liturgjik. Gjithnjë më 15 janar, kalendari kishtar përkujton shën Palin vetmitar, Maurin, shën Probo-n e shën Sekondinën. Në Ungjillin e së dielës, Gjon Pagëzuesi e njeh dhe dëfton Jezu Krishtin si “Qengjin e Hyjit, si atë që heq mëkatin e botës”. Misioni i Jezu Krishtit nuk është vetëm ai i të qenurit shërbëtor i Hyjit, i të qenurit zëdhënës i Fjalës dhe i vullnetit të Hyjit për njerëzimin, por sidomos “bartës i shpëtimit në të gjitha skajet e tokës”.

Të hënën më 16 janar, kalendari kishtar përkujton shën Marçelin I, papë e martir; shën Prishillën, matronë romake.

Të martën më 17 janar, kalendari kishtar përkujton shën Antonin, abat.

Të mërkurën më 18 janar, kalendari kishtar përkujton shën Priskën, themeluese të Kishës me të njëjtin emër mbi kodrën romake Aventino.

Të enjten më 19 janar, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin, ipeshkëv i Ravenës; shenjrtorët Mario, Marta, Audifaci e Abaku, martirë.

Të premten më 20 janar, kalendari kishtar përkujton shën Fabianin, papë e martir; shën Sebastianin, martir.

Të shtunën më 21 janar, kalendari kishtar përkujton shën Anjezën, virgjër e martire.

Të dielën e ardhshme më 21 janar, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e III të kohës gjatë vitit liturgjik, gjithnjë më 22 janar, kalendari kishtar përkujton shën Vinçencin, diakon spanjoll e martir; shën Vinçenc Pallotin, meshtar e themelues i Shoqërisë Apostolike Katolike; e shën Anastazin, murg e martir.








All the contents on this site are copyrighted ©.